Kitaroviq:Kthejeni Sheshelin në burg

0
Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon që të bëjë gjithçka që Vojisllav Sheshel të kthehet në Hagë.
Sipas medieve kroate, Kitaroviq ia ka dërguar një letër dërguar Ban Ki Moonit, duke i kërkuar që Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, ta marrë një vendim sa më parë për kryetarin nacionalist të SRS-it. “Lirimi i Sheshelit e vë në pikëpyetje edhe qëllimin me të cilin Këshilli i Sigurimit e ka themeluar Tribunalin e Hagës. Kërkoj nga ju që t’i merrni të gjithë hapat e nevojshëm, në mënyrë që Sheshli të kthehet në burg, përderisa nuk plotësohen të gjitha kushtet për lirim të përkohshëm, të cilat të burgosurit e Hagës duhet t’i përmbushin”, është thënë në letrën e Kitaroviqit.
Po ashtu, ajo ka theksuar se nuk janë të qarta arsyet e lëshimit të Sheshelit në liri të përkohshme, pasi Gjykata nuk ia ka përcaktuar kushtet, siç ndodh me të burgosurit tjerë.
Kitaroviç pyet sesi është e mundur që nga Shesheli nuk është kërkuar që mos të paraqitet në publik. “Me dashamirësi ju lutem që t’i merrni të gjitha masat e nevojshme. Është thelbësore që Gjykata sa më shpejt ta nxjerrë verdiktin, në mënyrë që Shesheli me vdekjen e tij t’i shmanget gjykimit, ashtu siç ishte rasti me Sllobodan Millosheviçin. Të gjitha viktimat e meritojnë ta dëgjojnë aktgjykimin”, është thënë në letrën e presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here