Kishte ikur nga vendi i ngjarjes pas aksidentit, prokurori e liron

0

GJAKOVË, 2 SHKURT – Pesë ditë pasi kishte shkaktuar aksident komunikacioni, pas hetimeve të zhvilluara nga policia në Gjakovë është identifikuar dhe arrestuar shkaktari i aksidentit që kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës- Zyra për Informim nga Prishtina ka bërë me dije sot se i dyshuari ishte një qyetar i përkatësisë etnike egjiptase. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe lënda e tij shkon në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here