Kisha Ortodokse Serbe kërkon në pronësi Kishën Katolike në Gjonaj të Prizrenit

0

Serbia akuzon katolikët e Kosovës se, sipas tyre, disa nga manastiret dhe Kishat Ortodokse Serbe në të vërtetë u janë marrë kohë më parë dhe u shndërruan në Katolike. Madje, sipas tyre, nga aty janë dëbuar edhe disa priftërinjtë ortodoksë.

I të njëjtit rast është edhe në fshatin Gjonaj, afër Prizrenit, ku gjendet një kishë e vjetër njëmijë vjeçare, ndërsa vendasit dëshmojnë se kjo në të vërtetë është Kishë Katolike.

Gjersa shqiptarët i referohen historisë së vjetër dhe dokumenteve, nga ana tjetër, Kisha Ortodokse Serbe pohon se këtë tempulli të shenjtë e ka rinovuar në vitin 1993 dhe u takon atyre, transmeton Telegrafi.

Por prifti katolik, Don Albert Jaka ka konfirmuar se kjo Kishë ekziston që nga koha kur shqiptarët ishin katolik, përkatësisht para se ata të konvertohen në mysliman.

“I gjithë Ballkani ishte i krishterë. Por nga koha e Perandorisë Osmane, e cila ka pushtuar Kosovën në shekullin e XV-të, deri në vitin 1912, shumica e banorëve u konvertuan në Islam. Kisha është e shqiptarëve të Kosovës”, thotë prifti, Jaka.

Zyrtarisht 90% e popullatës së Kosovës i takon besimit islam, ndërsa vetëm 3% e tyre atij katolik.

Mirëpo, përkundër këtyre të dhënave, prifti katolik Dodë Gjergji mendon se këto shifra fshehin afinitetin e vërtetë shpirtëror të kosovarëve.

Sipas Gjergjit, vetëm 10% e popullatës kosovare e praktikojnë besimin mysliman, ndërsa pjesa tjetër janë sekularë.

“Besimi islam nuk është diçka që shqiptarët e kanë marrë vullnetarisht, por ka qenë diçka që ju është imponuar”, ka thënë Gjergji për Uashington Post. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here