Kinemaja ABC në Prishtinë me tre filma premierë

0

Tre filma premierë do të shfaqen në kinemanë ABC në Prishtinë.

Nga nesër në këtë kinema do të shfaqen filmat “Perfect Pitch”, “Tomorrowland” dhe “Poltergeist”.

Filmi “Perfect Pitch” është i zhanrit komedi/muzikë dhe do të shfaqet nga ora 17:00.

Grupi Bella janë kthyer në skenë më të mirë se kurrë. Pasi u turpëruan para Presidentit të Amerikës, ata hiqen nga repertori. Për ta pastruar emrin e tyre, ato mundohen të bëjnë të pamundurën: të fitojnë një garë që asnjë grup amerikan s’e ka fituar ndonjëherë. Për ta arritur këtë, ato duhet të bashkohen dhe të lidhen më mirë në mes vete. Vetëm në këtë mënyrë, mund t’i mundin kundërshtarët.

Rolet: Anna Kendrick, Rebel Wilson, Hailee Steinfeld, Britany Snow, Ester Dean, etj.

Regjia: Elizabeth Banks

“Tomorrowland” do të shfaqet nga ora 19:30 dhe është i zhanrit aksion/mister/fantastiko-shkencor.

Dy të rinj, ekspertë të shkencave kompjuterike futen në një mision për të zbuluar një vend enigmatik në një lokacion të panjohur, diku në hapsirë dhe kohë.

Rolet: Britt Robertson, George Clooney, Judy Greer, Kathryn Hahn, Hugh Laurie, etj.

Regjia: Brad Bird

Nga ora 22:00 do të shfaqet filmi horror/triller “Poltergeist”.

Prodhuesi legjendar i filmave Sami Raimi dhe regjisori Gil Kenan, e ribëjnë rrëfimin e vjetër për shtëpinë e fanitur nga forcat e liga në version modern. Kur forcat e liga shtohen shumë dhe e rrëmbejnë vajzë e vogël, familja duhet të bashkohet dhe të shpëtojë vajzën para se ajo të zhduket fare.

Rolet: Sam Rockwell, Rosemarie DeWitt, Saxon Sharbino, Kyle Catlett, Jared Harris, Kenedi Clements, etj.

Regjia: Gil Kenan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here