Kina e hidhëruar nga SHBA-të: “Askush nuk ka të drejtë t’i thotë Kinës se çfarë duhet të bëjë”

0

“Nëse linja e SHBA është që Kina duhet të ndalet dhe të bindet, atëherë një luftë në Detin kinez jugor është e pashmangshme”.

Në qendër të kësaj përplasjeje është kontrolli i Oqeanit Paqësor. Në ato ujëra luhet supremacia mbi një zonë tregtare, energjetike dhe strategjike me rëndësi parësore në nivel botëror. Deri tani, përplasja ka qenë vetëm në rafshin diplomatik. Pekini do të donte të kishte kontroll të plotë të arkipelagëve që janë të pranishëm në Detin kinez jugor dhe në atë lindor. Përplasja kryesore është për ishujt e Spratly dhe ata të Diaoyu-Senkaku. Këta territore pretendohen edhe nga Filipinet, Taivani dhe Brunei, por edhe nga Japonia.

Kina, përmes operacioneve ushtarakë, ka provokuar disa herë fqinjët e vet dhe në këtë mënyrë, kanë ndërhyrë Shtetet e Bashkuara. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter i ka kërkuar Kinës “që të ndalë në mënyrë të menjëhershme ndërtimet dhe pretendimet që bien ndesh si me të drejtën, ashtu edhe me normat ndërkombëtare”.

Por përgjigja e Pekinit ka qenë e ftohtë: “Askush nuk ka të drejtë t’i thotë Kinës se cfarë duhet të bëjë – është përgjigjur zëdhënësi i ministrit të Jashtëm, Hua Chunying. SHBA heshtin në mënyrë selektive dhe përdorin dy lloj metrash për t’i hedhur benzinë zjarrit në Paqësor, në tentativën për të frenuar Kinën”.

Sipas kolonelit Zhao Xiaozhuo, Pekini nuk ka aspak ndërmend “t’u bindet urdhërave të SHBA, që janë të vendosura të zhysin në kaos Azinë, me qëllim për të mbrojtur interesat e tyre”./IlGiornale/ Bota.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here