KIESA: Ndërprerja e rrymës dhe propaganda nga Maqedonia, ndër pengesat për investime të huaja

0

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, vizitoi sot Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Vizita është realizuar në kuadër të Planit të veprimit të komisionit, i cili në agjendën e tij të punës ka edhe mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për investimet e huaja.
Grupi punues për mbikëqyrjen e këtij Ligji, i udhëhequr nga deputeti, Besim Beqaj, me këtë rast takoi Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Grupi i punës i u prit nga zëvendësministri i MTI-së, Avni Kastrati dhe Gazmend Mejzini, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të KIESA-as.
Ata u njoftuan me rolin, punën dhe sfidat më të cilat përballet kjo agjenci.
Deputeti Beqaj, ndërkaq, e njoftoj zëvendësministrin, Kastrati, se Komisioni është duke e bërë mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për investimet e huaja dhe vizita e sotme është në kuadër të këtij angazhimi.
Jemi këtu, tha Beqaj, për të parë nga afër punën e kësaj agjencie dhe për tu njoftuar se cilat janë defektet në zbatimin e ligjit për investiemt e huaja. Dum të dimë tha në vijim ai, se a ka krijuar KIESA databazë me të dhëna numerike, si dhe në cilat fusha janë realizuar investime. Duam të dimë po ashtu, u tha në vijim, se a janë identifikuar arsyet, pse investitorët kanë investuar, apo pse kanë ikur nga Kosova. Po ashtu, është me interes të dimë se sa investime janë bërë dhe në cilat fusha, u tha me këtë rast.
Përfaqësuesit e KIESA-s i njoftuan deputetët se ligji për investimet e huaja është ligj i zbatueshëm dhe deri me tani nuk kanë marr ndonjë shkresë apo ankesë nga ndonjë kompani apo investitor se ka probleme në zbatim të këtij ligji.
Ata i njoftuan mysafirët se problemet qëndrojnë në zbatim e kontratave nga organet gjyqësore, sundimi i ligjit, ndërprerja e energjisë elektrike si dhe propaganda që po vie nga Maqedonia. Po ashtu u përgjigjen edhe në lidhje më funksionimin e përgjithshëm të agjencisë si dhe për pyetjet e dërguara më herët nga grupi i punës.
Në fund të takimit,bashkëbiseduesit arritën në konkluzione të përbashkëta se duhet të kërkohet nga organet gjyqësore, që të bëhet zbatimi i kontratave, ndërsa plotësimi i pozitave të lira administrative në KIESA, të bëhet në harmoni më ligjin për shërbimin civil.
Deputeti Beqaj ishte i shoqëruar edhe nga deputetë: Blerim Grainca dhe Duda Balje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here