KFOR: ROSU mund të shkojë në veri pa lejen tonë

0

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Graso, ka deklaruar se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës mund të veprojnë në veri edhe pa kërkuar lejen e misionit paqeruajtës së NATO-s.

Ai, në një intervistë për gazetën serbe “Politika” ka thënë se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU) kanë mandat të veprojnë në çdo pjesë të Kosovës pa marrë miratimin nga ana e KFOR-it.

Ndërsa, sa i përket lëvizjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Graso tha se kjo duhet të lejohet nga ana e komandantit të KFOR-it, përcjell KP.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here