Këto janë vendet më të kënaqura seksualisht në botë

0

Ndonëse shpesh konsiderohet si kombi më dashuror në planet, Franca nuk figuron fare në një listë të re të vendeve më të kënaqura seksualisht. Në këtë listë nuk gjendet as Amerika, Rusia, Britania e Madhe, e disa vende të tjera të fuqishme politikisht, ushtarakisht apo me standard të lartë jetësor.
Sipas një studimi global të kompanisë “Durex” me 26.000 njerëz, të moshës 16 veqare e më të vjetër, të 26 vendeve, vetëm 44 për qind e njerëzve janë plotësisht të kënaqur me jetën e tyre seksuale.
Nëse njerëzit janë me shëndet të mirë mendor dhe fizik; të lirë nga stresi dhe impotenca seksuale; dhe kanë marrëdhënie seksuale të shpeshta dhe puthje, atëherë ata kanë më shumë gjasa të jenë të kënaqur. Sipas Durex: “arritja e orgazmës është treguesi kryesor i kënaqësisë seksuale”.

Sipas këtij studimi 12 vendet më të kënaqura seksualisht në botë janë:

1. Zvicra
2. Spanja
3. Italia
4. Brazili
5. Greqia
6: Holanda
7. Meksika
8. India
9.Australia
10. Nigeria
11. Gjermania
12. Kina

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here