Këto janë tri shtetet që kanë marrë mishin e prishur nga kompania Veviba

0

Raporti i publikuar të hënën nga Agjensia e Kontrollit të Ushqimit (AFSA) në Belgjikë bënë me dije se nuk është vetëm Kosova shteti drejt të cilit ka eksportuar kompania Veviba mishin e prishur. Sipas kësaj Agjensie, edhe dy shtete tjera janë njoftuar se Veviba ka dërguar mish të skaduar: Hong Kongu dhe Bregu i Fildishtë.

Këto janë tri vendet e para që kanë lidhur kontrata me kompaninë Veviba, kompani belge me seli në Bastogne. Në raportin e AFSA-s thuhet: “Deri në tetor të vitit 2016 janë këto vende që kanë lidhur kontrata me kompaninë Veviba:Hong-Kongu, Bregu i Fildishtë dhe Kosova. Këto 3 vende janë njoftuar zyrtarisht nga ambasadat belge në këto shtete më 9 mars 2018”, transmeton Portali Online.

Ndërsa sa u përket vendeve të BE-së ekziston një sistem i alarmit që është ngritur për kujdes maksimal. Momentalisht, shkruan shtypi belg, nuk ka ndonjë informatë se një problem i tillë ekziston me vendet e BE-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here