Këto janë nënë e bijë të cilat humbën jetën në aksidentin e sotëm në Kroaci

0
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka publikuar një fotografi të dy viktimave të aksidentit të qytetarëve të Kosovës të cilët pësuan tragjedi derisa po vinin nga Gjermania për në Kosovë. Në aksidentin që ndodhi në Sllovanski Brod të Kroacisë, kryetari Ramosaj bën me dije se kanë vdekur nënë e bijë, Valentina Zhubaj dhe Erlinda Bunakaj.
Ja njoftimi i kryetari Ramosaj:
“Tragjedia që ndodhi sot në Kroaci, me bashkëatdhetarët nga Kosova është tragjedi e cila tronditi mbarë kombin shqiptar duke rrëmbyer jetën e 10 bashkëqytetarëve tonë të cilët po ktheheshin në vendlindje e dhjetra të tjerë të lënduar.
Po e nejta tragjedi ju mori jetën edhe bashkëqytetareve Valentina Zhubaj dhe vajza e sajë Erlinda Binakaj nga fshati Baballoq komuna e Deçanit – fshati Devë komuna e Gjakovës.
Pamje e rëndë kur je në familjen Zhubaj në Baballoq në këto orë të vona, përball të gjithë atyre familjarëve dhe nuk gjen fjalë për t’i ngushëlluar.
Ngushëllime të sinqerta për të gjithë familjet që humbën më të dashurit e tyre, ngushëllime mbarë kombit dhe shërim të shpejt të gjithë të lënduarve.
BR”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here