Këto janë gjobat për personat që vozisin pa patentë shofer

0

Ligjet e përkthyera e të papërpunuara mirë, po sjellin probleme për gjyqtarë e qytetarë. Ligji për trafikun rrugorë me shumë të meta nuk po i bien në fije as gjyqtarët.

Gjykata Themelore merr vendime për raste në trafik, të pa baza nga Gjykata e Apelit, ndërsa Gjykata e Apelit në të gjitha rastet me ankesë i ndryshon aktgjykimet e shkallës së parë nëse është shqiptuar gjoba prej 500 deri në 1500 euro, sipas paragrafit të 5 të ligjit për rregullat e trafikut rrugorë.

Në përgjigjen e Gjykatës për personat që vozisin pa patentë dhe personat të cilë e harrojnë patentën për rtv21 thuhet: Është e palogjikshme të dënohen me të njëjtën gjobë personat të cilët ngasin automjete pa patentë të shoferit sikurse ata të cilët rastësisht patentën e shoferit nuk e  kanë marrë me veti dhe dënimet qesharake prej 40 euro për një kundërvajtje kaq të rënd në trafik nuk kanë asnjë efekt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here