Këto janë armët që konfiskoi Policia në Drenas FOTO

0

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të madhe armatimi në rajonin Drenasit në tri raste të ndara, raporton Indeksonline.

Driton Morina komandant i stacionit policor në Drenas ka thënë se pas një informacioni që ka pasur Policia ka nisur një aksion ku edhe ka konfiskuar një sasi të madhe armatimi të llojeve të ndryshme.

“Policia pas marrjes së informatave së në Llapushnik se mund të ketë armë, Policia ndërmorri një operacion ku gjeti disa armë. Në këto bastisje 2 lokacione në Llapushnik janë gjetur dy mitrloza një pushkë gjuetie dhe 4 gëzhoja plumbash. Në fshatin Korreticë janë gjetur 8 armë automatike mitraloz. Policia ka ngritur dyshime se mjete shpërthyese mund të ketë edhe në Korroticë të lartë ku janë gjet 24 mina anti tank”, ka thënë Morina gjatë një konference për media, raporton Indeksonline.

Sipas tij, në total janë gjetur 11 armë miteoloz një pushk gjuetie 39 fishek 4 gezhija 25 mina dhe 4200 gram materie shpërthyese. Lidhur me këtë janë arrestuar 4 persona dhe në koordinim me prokurorin janë inicuar dy raste armëmbajtje pa leje dhe për mjete shpërthyese. Personat tashmë janë liruar me procedurë të rregullt. Armët janë të vjetra dhe janë gjetur nëpër shtëpia dhe po punohet për të kuptuar cilës kohë i takojnë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here