KETNET mbledhë libra për të burgosurit e Dubravës dhe Lipjanit

0

Pas vizitave që ka bërë në qendrat korrektuese në Dubravë e Lipjan, Shoqata e Arsimtarëve të Gjuhës Angleze “KETNET” dega në Prizren ka nisur mbledhjen e librave për të burgosurit.

“KETNET”, në bashkëpunim me Bibliotekën Ndërkomunale të Prizrenit dhe “American Corner” në Prizren, përmes një njoftimi, ka ftuar të gjithë dashamirët e librave dhe njerëzit me vlera dhe bamirës që t’ i dhurojnë librat që i kanë nëpër shtëpitë e tyre e të cilat nuk i lexojnë më.

“Qëllimi, është grumbullimi i atyre librave dhe pastaj dorëzimi në bibliotekat e Qendrave Korrektuese në Lipjan, në të cilin mbahen të dënuarit e mitur dhe femrat, si dhe në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku mbahen të dënuarit e rritur,” thuhet në njoftim.

Kjo sipas Shoqatës së Arsimtarëve të Gjuhës Angleze do të ndihmonte në rehabilitimin dhe arsimimin e të burgosurve.

“Që nga nesër (e premte) librat mund t’ i dorëzoni çdo ditë në bibliotekën e qytetit të Prizrenit, e cila gjendet në shtëpinë e kulturës ‘Xhemajli Berisha’ kati i dytë, nga ora 8- 19:00,” thuhet në njoftimin e shoqatës “KETNET”./Prizrenpress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here