Këtë javë Kuvendi i Kosovës e trajton Gjykatën Speciale

0

Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj jave, pritet t’i procedojë për votim dy amendamentet Kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Si informatë para legjisklativit do të dalin edhe projektligjet që merren me Dhomat e Veçanta dhe ai që mbështet financiarisht personat e akuzuar nga kjo Gjykatë. Këto sipas njoftimeve nga mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të procedohen të premten e ardhshme.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ai është në favor të themelimit të Gjykatës Speciale, pavarësisht sfidave.

“Historia e çlirimit dhe krijimit të shtetit të Kosovës është histori e partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare dhe ne duhet në mënyrë të vendosur ta ruajmë këtë partneritet me bashkësinë ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, kisha apeluar veçanërisht që në gjithë këtë situatë të cilën do ta kalojë populli ynë, një pjesë e historisë, e luftëtarëve të UÇK-së, të mos na ndaj, të mos na përçaj”, ka thënë Veseli. Përfaqësuesit e opozitës e kanë kundërshtuar procedimin për themelimin e Gjykatës speciale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here