Këta janë personat e akuzuar për korrupsion në Shëndetësi

0

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë kundër tetë personave, prej tyre: një ish-sekretar permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, një drejtor i Departamentit Farmaceutik në Ministri të Shëndetësisë, një ish-menaxher i Departamentit të Prokurimit në këtë ministri, tre persona zyrtarë në cilësinë e anëtarit të komisionit për mbikëqyrjen e kontratës dhe kundër dy bashkëpronarëve të një biznesi privat.

Ndërkaq, Portali Koha ka mësuar nga burime të veta brenda Prokurorisë se të akuzuar në këtë rast janë Ilir Tolaj, ish-sekretar permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, Bekim Fusha, Drejtor i Farmaceutikes në MSh si dhe Zenel Kuqi, menaxher në prokurim në M.Sh, transmeton Koha.net.

Në mesin e të pandehurve janë dhe tri femra, që të gjitha inspektore në Ministri të Shëndetësisë. Ato janë: Valentina Haxhija, Remzije Thaqi dhe Florije Tahiri.

Ndërkaq, të përfshirë në këtë rast janë edhe dy persona tjerë privatë, pronarë të firmës “KMI”. Ata janë: Shpend Agani, i biri i Fehmi Aganit, si dhe Arion Lleshi.

Të pandehurit, sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, akuzohen për kryerjen e veprave penale: “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 422, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës; “Mashtrimi”, sipas nenit 261, paragrafi 2, lidhur me nenin 23, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Shmangia nga tatimi”, në bashkëkryerje, nga neni 249, paragrafi 1, e lidhur me nenin 23, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton Koha.net.

Aktakuza ka të bëjë me katër aktivitete të prokurimit publik, të iniciuara nga Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit 2011, “Klasifikimi dhe shkatërrimi i barnave me afat të skaduar”, “Furnizim me infuzione”, “Renovimi gjeneral i aneksit të emergjencës ekzistuese në QKUK” dhe “Renovimi gjeneral dhe adaptimi i katit përdhes në Klinikën Interne në repartin e ri për dializë në QKUK”, ku si pasojë e shkeljeve është dëmtuar buxheti i shtetit në vlerë rreth 700,000.00 euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here