Këta dy futbollistë të Kombëtares, nuk flasin shqip mes vete

0

Mund të duket e çuditshme, por është plotësisht e vërtetë: Dy futbollistë të Kombëtares së Shqipërisë, nuk kuptohen kur flasin shqip.

Bëhet fjalë për kosovarin Valdet Rama dhe mesfushorin nga Korça, Ergys Kaçe, të cilët në ndeshjen ndaj Francës, kanë komunikuar anglisht, shkruan GazetaOlle.com.

Problemin e komunikimit në Kombëtare e konfirmoi sulmuesi Armando Sadiku, në emisionin “Procesi Sportiv”.

“Brenda Kombëtares kemi problem komunikimi. Për shembull, Rama dhe Kaçe nuk kuptoheshin dot në gjuhën shqipe në ndeshjen ndaj Francës, andaj komunikonin anglisht”, deklaroi Sadiku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here