Kështu është vrarë Isa Boletini

0

Në disa dokumente të publikuar ne media tregohet se si është bërë vrasja e heroit të kombit, Isa Boletini.

Historiani, Hakif Bajrami në një opinioni të tijin tregon se si Boletini është vrarë në Podgoricë, vetëm pasi është dorëzuar në përfaqësinë Frënge, transmeton zeri.info

Prej aty ai do t’u dorë- zohet organeve malazeze dhe ata e vranë po atë ditë kur ushtritë e Vjenës hynë në Mitrovicë, më 23 janar 1916. Më pas, Isa është dorëzuar organeve malazeze më 10 janar. Vendososja e tij është bërë në Shtabin e Ushtrisë malazeze dhe ndaj tij është caktuar roja. Isa thuhet në deklaratën e oficerit që e caktonte ROJEN është vendos në katin përdhes të Shtabit.

Unë kam pasur urdhër që ai nuk guxon të dalë nga dera. Nëse provon të dalë, atëherë ta neutralizojmë duke e plagosë. Në një rrethanë të papritur kanë shkrep armët te ura dhe Isa Boletini ka provuar të dalë në ndihmë kreshnikëve të tij, por unë (P. M. Vojvodiq, oficer rezervë 1977) e kam plagosë duke e goditur në duar. Pas nja dhjetë minutave ka ardhur Baba i Millovan Gjillasit (Nikolla Gjillas) dhe ka shti pesë herë në të. Ai ia ka grabit Isës pushkën dhe revolet që i mbetën afër duarve.

Unë shumë më vonë kam dëgjuar se kë e kam plagosur. Sot (1977) pendohem shumë se çfarë mëkati kam bërë. Po u rrëfehem se nuk jam fajtor. Unë kam qenë vetëm një oficer që zbaton urdhra. Urdhri ka ardhur nga lart. Këtë krim e kam kuptuar shumë më vonë. Fajtor është përfaqësia franceze, qeveria dhe mbreti i Malit të Zi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here