Kështu e komenton arrestimin e Gjuriqit, Ministri i Punëve të Brendëshme të Kosovës, Flamur Sefaj

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, vlerësoi se Marko Gjuriq duhet t’i përgjigjet presidentit të tij, Aleksandër Vuçiq, për veprimin që ka ndërmarrë sot.

“Gjuriq është futur në Kosovë në mënyrë ilegale dhe klandestine, dhe është trajtuar në atë mënyrë. Ai duhet të japë llogari pranë presidentit të tij, ndoshta këtë veprim e ka ndërmarrë pa një koordinim me të” është shprehur Sefaj, në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës.

Sa i përket partnerit të koalicionit qeverisës, Listës Serbe, Sefaj tha se është gabimi i tyre po që se kjo parti konsideron se hyrja ilegale është në rregull.

Ai bëri thirrje për qetësi, përderisa njoftoi se të gjitha organet e rendit janë duke përmbushur detyrat e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here