Kështu dukej kryeministri Edi Rama në klasë të parë

0

Sot ka nisur viti i ri shkollor në Shqipëri dhe Edi Rama nuk ka harruar të dërgojë urimet e tij për një fillim të mbarë.

Kryeministri shqiptar përmes profilit të tij në rrjetet sociale ka uruar të gjithë nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullon një foto e tij, kur ishte fëmijë.

Fotografia është bërë si duket në ditën e parë të shkollës, kur Rama ishte vetëm 7 vjeç, i shoqëruar nga e ëma e tij, zonja Aneta.

Me një veshje të rregullt, atij nuk i mungonte përparësja, jaka e bardhë dhe një tufë lulesh për mësuesen. /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here