Këshilltarja e Vuçiqit:”Kishim vetëm 5 sekonda kohë…”

0

Këshilltarja e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, Suzana Vasiljeviq e cila ka qenë bashkë me kryeministrin për homazhe në Potoçar për homazhe, ka folur rreth sulmit mbi kryeministrin gjatë daljes nga manifestimi, raporton Indeksonline.

“Ka qenë dita më e vështirë në karrierë si kryeministër por edhe në jetën e Aleksandër Vuçiqit. Ai e mori këtë vendim pas një konsultimi të gjatë dhe ishte vendimi ishte mjaft i vështirë por kjo nuk do të ndikojë aspak në karrierën apo elektoratin e tij. Ai ka vepruar si burrështetas për të respektuar viktimat”, tha Vasiljeviq.

Ajo madje ka sqaruar ngjarjen dhe kohën për të cilin ata nuk do të ishin gjallë më.

“Pasi vumë lule dhe ecëm pak, turma filloi të brohoriste “vrisni çetnikët” dhe “vrani Vuçiqin” dhe më pas fluturuan gurët, gotat, shihet, këpucët dhe çdo gjë që mund të na godiste. Ne kishim vetëm pesë sekonda që të zhdukeshim nga aty, sepse ndoshta tani nuk do të ishim këtu, në Beograd.”, tha më tej Vasiljeviq, në televizionin B92.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here