Këshilli Organizativ vendos: Isa Boletini varroset në Boletin

0

Këshilli Organizativ për rivarrimin e Isa Boletinit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është vendosur përfundimisht që eshtrat e heroit të rivarrosen në vendlindje me 10 qershor.

Këtë për Veriu.info e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se Këshilli në mënyrë unanime e ka vendosur një gjë të tillë.

“Sapo dola nga mbledhja e Këshillit, ku në mënyrë unanime është vendosur që rivarrimi i Isa Boletinit të bëhet në Boletin, siç ishte planifikuar më herët. Pra, është shfuqizuar vendimi i mbledhjes së kaluar të Këshillit, ku ishte vendosur që heroi Isa Boletini të rivarroset në Vlorë, që unë e kam kundërshtuar fuqishëm”, ka derklaruar Bahtiri.

I pari i Mitrovicës bënë të ditur se në Këshill është vendosur që secili institucion t’i marrë përgjegjësitë e veta dhe rivarrimi me 10 qershor të kryhet në mënyrën më të mirë të mundshme.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here