Këshilli Kombëtar i Nisma për Kosovën e mbështetë peticionin e frontit opozitar

0

NISMA për Kosovën sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Në mbledhjen e organit më të lartë të NISMA për Kosovën, është diskutuar për situatën aktuale politike, krijimin e opozitës së bashkuar e në veçanti rreth Peticionit të organizuar nga fronti i bashkuar opozitar, për kundërshtimin e katër marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë.

“Këshilli Kombëtar i “NISMA për Kosovën” vlerëson se këto marrëveshje me Serbinë e ndajnë Kosovën në vija etnike, duke krijuar një entitet të ri politik serb brenda Kosovës që rrezikon copëtimin e territorit, mosfunksionimin e shtetit, dhe pengojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.”, ka njoftuar Nisma në një komunikatë.

“Këshilli Kombëtar dhe kryetarët e degëve të NISMA për Kosovën, i japin mbështetje të fuqishme peticionit të organizuar nga opozita e bashkuar (LVV, AAK dhe NISMA), dhe do të vazhdojmë së bashku deri në ndalimin e politikave të dëmshme që po i bëhën vendit nga qeverisja aktuale. NISMA për Kosovën nuk do të ndalet në asnjë moment, sepse këtu bëhet fjalë për të ardhmen e vendit, dhe kërkon po ashtu nga qytetarët që këtë situatë në vend, që e ka sjell koalicioni LDK-PDK, ta ndjejnë si një goditje ndaj qytetarit dhe ndaj shtetit të Kosovës.”, është përmbyllur komunikata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here