Kërkon në “Facebook” djalin që takoi një natë më parë, por…

0

Një 22-vjeçare mendoi se takoi të dashurin e ëndrrave, pasi kishte dalë për të festuar ditëlindjen e saj në një klub nate. Pippa McKinney shkëmbeu puthje me Matty Steven, dhe në fund i dhanë njëri-tjetrit edhe numrat e telefonit.

Por, 22-vjeçarja kishte marrë numrin gabim. Kështu, ajo vendosi që të publikojë në profilin e saj në “Facebook” një foto ku kishte dalë me Steven-in.

Menjëherë pas publikimit, fotoja u shpërnda mijëra herë dhe më në fund ajo e gjeti “dashurinë e jetës”. Por, ajo çfarë zbuloi nuk ishte aspak e këndshme.

Matty Steven kishte një të dashur. Ai është shprehur se ishte thjesht një lojë dhe se është i dashuruar me të dashurën e tij aktuale. Pas kësaj, ajo i kërkoi falje të dashurës së tij, ndërsa rrjeti u mbush me komente kundër Matt-it.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here