Kërkohet takim i jashtëzakonshëm pasi po zvarritet nominimi i kryeprokurorit të shtetit

0

PRISHTINË, 28 JANAR – Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Idain Smajli, Sevdije Morina, Jetish Maloku dhe Bajram Ukaj kanë kërkuar sot nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, njëkohësisht kryetar i Këshillit Prokurorial të Kosovës Sylë Hoxha thirrjen e një takimi të jashtzakonshëm të Këshillit Prokurorial me datë 30 janar. Ata janë ankuar se “skajshmërisht” është prolonguar nominimi i kryeprokurorit të shtetit deri tash duke mos u respektuar procedurat dhe afatet e parashikuara me rregullore për këtë çështje. Ndryshe sot është mbajtur takimi i 86-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga Sylë Hoxha ku çështje e vetme që është diskutuar ka qenë mandati i 2 anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Anëtarët e Këshillit Prokurorial sipas një njoftimi nga ky institucion pasi diskutuan lidhur me mandatin e dy anëtarëve të Këshillit, me vendim unanim u pajtuan që për këtë çështje, të dërgojnë një kërkesë tek Presidenti i Republikës së Kosovës, me qëllim të sqarimit të kësaj çështjeje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here