Kërkohet rikthimi i Shefqet Krasniqit në krye të Xhamisë së Madhe

0

Disa të rinj kanë kërkuar rikthimin e Shefqet Krasnqiit në krye të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Kjo nismë është ndërmarrë pasi Bashkësia Islame e ka shkarkuar Krasniqin nga detyra e udhëheqësit të xhamisë kryesore në Kryeqytet.

“BIK, kthejeni Shefqet Krasniqin në MIMBER. Është i pazëvendësueshëm. Xhemati e do”, shkruan në pankartën e vendosur në derën e Xhamisë së Madhe.

Shefqet Krasniqi bashkë me disa imamë tjerë të Kosovës ishin arrestuar nga Prokuroria e Shtetit nën dyshimin se kishin marrë pjesë dhe kishin nxitur qytetarët e Kosovës në aktivitete terroriste. Deri më tash, shumica e të dyshuarve janë duke u mbrojtur në liri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here