Kërkohet edhe trajtim sipas kanunit për vrasësin e turistëve çek

0

Kreu i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve, Nikoll Shullani banor në të njëjtin fshat me vrasësin e 2 turistëve çek, në emër të komunitetit të tij rrëfen se ndihet i trishtuar për këtë krim monstruoz siç e quan ai. Shullani rrëfen se ngjarja duhet trajtuar sipas zakoneve të kanunit, ku familja e të riut duhet të largohet nga fshati e t’i digjet shtëpia.

Ndërsa si për ndëshkim për 20-vjeçarin Sokol Mjacaj, Shullani kërkon varjen me litar në fshatin Lotaj.

“Unë sot flas jo si Kryetar i Shoqatës së Misionarëve të Paqes, por si banor i fshatit Lotaj i lindur në atë fshat. Unë kërkoj dy gjëra se nuk njolloset një fshat as një krahinë për një njeri, për një kriminel të lindur. Nuk është hera e parë e atij djalit që ka bërë ato veprime. Unë kërkoj dy gjëra në bazë të zakonit kanunor të mblidhet fshati edhe ta nxjerrim nga fshati përfundimisht babën e tij dhe vllan e tij edhe mos të shkojnë në asnjë fshat tjetër sa të jetë zoti zot. Me i djeg shpinë e me i pre pemtë në bazë të zakonit kanunor për turpërisinë që ka bërë. Ndërsa për problemin e paralizave të shtetit unë kërkoj varjen në fshatin Lotaj për djalin.”- u shpreh për A1 Report, Nikoll Shullani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here