Kërkohet burg për protestuesin që qëlloi drejt Ramës me këpucë

0

Prokuroria ka kërkuar masën “Arrest me burg” për protestuesin që qëlloi me këpucë drejt kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit fliste nga ambientet e Spitalit të Traumës.

Përveç Dorjan Protoduarit, Prokuroria ka kërkuar burg edhe për disa të arrestuar të tjerë: Fluturim Golecin, Ruzhdi Dacin, Marsel Velillari,  Amarildo Sinanajn, Shpati Bilbilaj.

Dje, në hyrje të spitalit Rama është pritur nga familjarët e protestuesve të lënduar. “Turp, turp, turp”, dëgjoheshin teksa brohorasnin në kor familjarët e protestuesve të plagosur. “Çfarë bëri ai që e more me polici, more hajdut. Qeveri e krimit.”, i drejtohej një familjare, Ramës.

Ndërkohë, situata precipitoi për një moment, pasi një prej protestuesve qëlloi Ramën me këpucë, por ishte punonjësi i sigurisë, i cili e devijoi. Me pas ai u shoqërua nga policia.

Mes të plagosurve ishin 12 punonjës policie dhe 3 protestues, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Ushtarak.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here