Kërkohen hapa më të shpejtë për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit

0

PRISIHTINË, 30 JANAR – Në takimin e jashtzakonshëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës, të kryesuar nga u. d. i Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh Kryetari i Këshillit, Sylë Hoxha pikë e vetme e agjendës sot ka qenë “shqyrtimi i procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit ”. “Anëtarët e Këshillit Prokurorial diskutuan për punët që janë bërë deri më tani në procesin që ka filluar për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, ndërsa u pajtuan që procesi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit të vazhdojë me hapa të shpejt, por gjithmonë, siç thanë ata, duke respektuar afatet kohore të parapara me aktet ligjore të cilat rregullojnë procedurën e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit”, është theksuar në një njoftim nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Në këtë takim merret vesh se anëtarët e Këshillit kanë marrë vendim për të sqaruar kërkesën e dërguar në Agjensionin Kosovar të Inteligjencës (AKI), për verifikim të kandidatëve për Kryeprokurorë të Shtetit. Me 7 vota pro dhe një abstenim, anëtaret e Këshillit kanë vendosur që Agjensionit Kosovar të Inteligjencës, t’i sqarohet, se kërkesa e dërguar te AKI-ja për verifikimin e kandidatëve për Kryeprokurorë të Shtetit, të trajtohet si verifikim për ndarjen e informacioneve për kandidatët që kanë konkurruar për Kryeprokurorë të Shtetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here