Kërkesa për themelimin e Komunës së Kijevës do t’i nënshtrohet procesit të studimit të fizibilitetit dhe kritereve shtesë

0

Grupi Punues për Themelimin e Komunës së Kijevës i përbërë nga Zenel Berisha, Mentor Kryeziu dhe Labinot Gashi, ka zhvilluar një takim me zëvendësministrin e MAPL (Ministrisë së Administrimit të pushtetit lokal), Bajram Gecajn. Sipas një njoftimi të lëshuar për media nga Grupi Punues, në takimin ku ka marrë pjesë edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës nga Malisheva, Sali Morina, zëvendësministri Gecaj i ka njoftuar të pranishmit në lidhje me agjendën dhe prioritetet në raport me rrjedhën e procesit për themelimin e komunave të reja. Gecaj ka sqaruar se së shpejti do të zhvillohet studimi i fizibilitetit dhe përcaktimi i kritereve për këtë proces, për themelimin e komunave të reja. “Procesit të studimit të fizibilitetit dhe kritereve shtesë do t’i nënshtrohet edhe komuna e Kijevës, edhe pse kemi vendimin e qeverisë për fillimin e procedurave për themelimin e komunës së Kijevës”, ka potencuar Gecaj duke siguruar se kërkesa-vendimi, për komunën e Kijevës do analizohet dhe do të vlerësohet realisht. Grupi Punues për themelimin e komunës së Kijevës e ka njoftuar zëvendësministrin për rrjedhën e procesit prej idesë-kërkesës deri te vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 12/189, datë 23.05.2014, për themelimin e komunës së Kijevës. Grupi punues poashtu i ka shpalosur specifikat konkrete që janë në funksion të kritereve, arsyetimit dhe bazës ligjore aktuale që kërkohet, bazuar në ligjet në fuqi. Deputeti nga Malisheva Sali Morina ka dhënë arsyetime dhe e ka justifikuar këtë kërkesë-projekt dhe vendim të qeverisë, “në funksion të ofrimit më të mirë të shërbimeve për qytetarët dhe për një mirëqenje më të mirë në perspektivë për këtë teritor”. Morina sipas njoftimit ka ofruar mbështetjen e tij në këtë proces, për themelimin e komunës së Kijevës. “Nga ky takim Grupi Punues, me këtë rast merr inkurajime që procesi do rrjedhë si vlerësim i drejtë në fokus për të mirën dhe mirëqenjen e qytetarëve për zonën e komunës së Kijevës. Vlerësohet se kërkesa për themelimin e komunës së Kijevës qëndron mirë në raport me kërkesat dhe kriteret ligjore, gjithashtu edhe me kriteret shtesë për themelimin e komunave të reja”, është theksuar tutje. “Grupi Punues me këtë rast falenderon zëvendësministrin për takimin, vlerësimin dhe gatishmërinë për mbështetjen dhe vlerësimin real mbi kërkesën-projektin dhe vendimin e qeverisë për themelimin e komunës së Kijevës e që është në funksion për një mirëqenje më të mirë për qytetarët e kësaj zone”, është përmbyllur njoftimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here