Kërcënon Haradinaj: Kosovën e presin ditë të dhimbshme

0

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj paralajmëron “dhimbje” për Kosovën për shkak se siç thotë ai, pushteti është i vendosur të vazhdojë në implementimin e marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën. Ai thotë se ky është një kërcënim politik nga ai.  Haradinaj ka thënë në Rubikon të KTV-së se pushteti nuk po e e kupton seriozitetin e opozitës dhe qytetarëve që nuk lejojnë coptimin e Kosovës. Ai ka thënë se protestat do të vazhdojnë. Ai ka thënë se nuk ka ekspert në botë që do t’ia ndryshojë qëndrimin
“Një farë dhimbje me gjasë do të na ndodhë deri në anulim të marrëveshjeve nga këta që janë në pushtet”, ka thënë Haradinaj.  “Është një kërcënim. Është një kërcënim politik, një kërcënim moral, ligjor, qytetar”, tha ai. “Për këtë temë të kufirit nuk mund të më bindë dikush që është ndryshe”, thotë Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here