Kërcënon çetniku serb: Do të nisemi për në Maqedoni!

0

Çetniku serb Bratislav Zhivkoviç, i cili udhëhoqi vullnetarët çetnikë në Krime dhe dhe shtetin federal Novorossiya, paralajmëroi ardhjen e tij në Maqedoni.

Komandanti i Lëvizjes çetnike, Bratislav Zhivkoviq, kërcënohet se nëse kriza nuk mënjanohet sot (10 maj), lëvizja e tij do të reagoj. Do të paraqitet, thotë ai, në territorin e Kumanovës në mbrojtje të banorëve serbë, transmeton Zeri.

Zhivkoviq reagimin e tij, të publikuar në faqen e “Faceboook”-ut, e titullon “Saopshtenje”!!! (Komunikatë!!!). Aty shkruan se grupi prej 70 shqiptarëve terroristë nga Kosova kanë hyrë në Kumanovë dhe kanë kryer aktin terrorist mbi policinë ku kanë vrarë 3 dhe plagosur 15 policë.

Zhivkoviq bën me dije se ndihma është kërkuar nga serbët e Kumanovës.

Ai përdor shprehjen “shiptari”, ndërsa vendin tonë e quan “Kosovë e Metohi”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here