Kërcënohet për herë të dytë nga ISIS gazetarja Aurora Koromani

0

Kërcënohet për herë të dytë gazetarja Aurora Koromani nga ISIS, të cilët i kanë përcjellë mesazhin se do të jetë e vrarë. Kërcënimi ka mbërritur në redaksinë e televizionit “News 24” nga një person i panjohur.

Sot në orët e para të mëngjesit, pak pas mesnatës, dikush ka dërguar një sms në redaksinë e televizionit, rreth orës 00:49. Në tekst shkruhej: “Aurora Koromanika me kenë e vrarë dhe juve ka me ju dënu Allaku”.

Jo vetëm kaq, pasi personi që dërgoi sms telefonoi në numrin e redaksisë por nuk ka folur. Kjo telefonatë është bërë pak minuta më pas dhe zgjati rreth 9 sekonda. Numri ishte i një kompanie celulare që operon në Shqipëri. Policia ka nisur hetimet, për të gjetur personin që disponon numrin. /albeu.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here