Kërcënohet Lindita Nikolla

0

Ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e ftuar në emisionin “A Show” tha se është kërcënuar kur vendosi që të mbyllë universitetet private. Ndërkohë, ajo tha se u mërzit nga shkarkimi i saj. Gjatë intervistës u shpreh se  duhet të largohej pasi “gota i plasi në dorë” dhe se qeverisja pas kësaj kishte nevojë për energji dhe ekip të ri.

Ishte një moment i fortë që le të themi gota plasi në dorën time dhe normal që unë duhet të largohesha, por arsyet e tjera për t’i dhënë një energji të re dhe një reflektimi të thellë, kryeministri por jo vetëm gjithë mazhoranca dhe qeverisja falë edhe protestës së studentëve ndodhi dhe u pa e arsyeshme që duhej një sinergji dhe një skuadër e re për të ecur përpara me programin e qeverisë. “Ish-ministrja e Arsimt është kërcënuar  sepse mbylli universitetet private. Ajo ka qenë periudha më e vështirë për mua”, tha Nikolla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here