Këngëtari Syl Hoti vazhdon traditën e folklorit malishevas

0

Malisheva ka lënë gjurmë në historinë e Kosovës për këngët folklorike, dhe këngëtarët e mirëfilltë që kanë dalë nga kjo zonë nga mesi i shekullit XX e deri në ditët e sotme. Vlen të përmenden ikonat e kësaj muzike të cilët kaluan edhe kufijtë kombëtar me zërin dhe veglat e tyre si Sefë Mleqani me bijtë e tij dhe Salih e Feriz Krasniqi, të cilët me këngët e tyre shkruan historinë, dhe mbajtën gjallë traditat dhe zakonet shqiptare. Mirëpo Malisheva si zonë vazhdon ta mbaj këtë traditë. MalishevaPress ka realizuar një intervistë me Syl Hotin i cili jeton në diasporë (Itali), por që kjo nuk e pengon që kohë pas kohe të merret me muzikë.

Ai thotë se inspirimin për tu marr me muzikë e ka marrë pikërisht nga Bijtë e Sefës, Salihi e Ferizi, Rrahman Pagarusha, Shaqir Cërvadiku, Ali Krasniqi e shumë e shumë këngëtarë të tjerë të kësaj ane. Ndërsa kënga e parë që ka kënduar si nxënës është për Zenel Hajdinin, në një festival në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë.

Pasi që në fund të viteve 90 ishte detyruar si shumë shqiptar të emigrojnë dhe punojnë në diasporë, për disa vite ka pushuar të merret me muzikë, mirëpo këtë e ka filluar përsëri para rreth pesë vitesh i shtyrë nga kolegët dhe shokët e tij Shaqir Cërvadiku dhe Halit Gashi.

Ai në qershor se bashku me disa bashkatdhetar tjerë, të cilët merren me folklor dhe valle ka përfaqësuar Kosovën dhe Shqipërinë në “Festivalin e Kombeve” në Itali, në të cilin marrin pjesë shoqëri nga 27 shtete të katër kontinenteve. “Në atë festival prezantohen kultura të ndryshme nga e gjithë bota, ne jemi përfaqësuar me dy këngë dhe dy valle, dhe jemi pritë shumë mirë nga të pranishmit”

 

Syl Hoti përveç prezantimit të këngëve më të mira të folklorit, nuk e lë anash as krijimtarinë e tij. Ai së fundi ka realizuar një këngë për Dëshmorin Imer Krasniqi, për të cilin thotë se, “ndihem i plotësuar pasi që arrita t’i realizoj një këngë këtij dëshmori, të cilin pata fatin ta njoh”.

Hoti thotë se të rinjtë duhet të merren më shumë me folklor, dhe se duhet të ketë më shumë mbështetje  institucionale, të mbështeten shoqëritë kulturoro artistike, të ketë një edukim më të madh brenda familjeve, në mënyrë që mos ti humbim këto vlera, përfundon intervistën për MalishevaPress këngëtari Syl Hoti.

https://www.youtube.com/watch?v=eRjGYTAL7G8

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here