Këngëtarëve u kërkohet që ta ndihmojnë popullin

0

Këngëtarët ta hapin një shoqatë a fond dhe të ndajnë përqindje për të varfërit në Kosovë, është ideja e një prej aktivisteve të lëvizjes Vetëvendosje, Yllka Fejzullahu. “Duke marrë parasysh sa fitojnë këngëtarët, s’do ishte ishte ide e keqe të hapnin një shoqatë ose një fond ku do ndanin një përqindje nga fitimet e tyre për tu ndihmuar të varfërve! Sadopak do ta zbusnin mjerimin që ka kapluar Kosovën! Fundja janë kategoria që me profesionin e tyre fitojnë më së shumti! Duke u bërë këngëtarët bashkë, do të ndihmonin shumë popullin!”, ka shkruar ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here