Këngëtarët mund të arrestohen shkaku i shmagies së tatimit

0

Tashmë janë marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarve këngëtarët Sinan Vllasaliu, Naim Abazi dhe Mihrije Braha, Ramadan Krasniqi, Nysret dhe Afrim Muçiqi. Ata dyshohet për shmangie të tatimeve.

Pjesa më e madhe e yjeve të estradës së Kosovës ka javë që po përballen me intervistime serioze, nën dyshimin se i kanë ikur tatimeve në vlerë prej mbi 200 mijë euro, raporton Express.

Ata janë marrë në pyetje nga zyrtarë të lartë të Administratës Tatimore, të cilët në bazë të informatave të tyre kanë konstatuar se ata në mënyra të ndryshme i janë shmangur tatimeve.

Për këtë është caktuar edhe një prokuror i çështjes. Bëhet fjalë për z. Atdhe Dema.

“Sinan Vllasaliu, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, Ramadan Krasniqi, Nysret dhe Afrim Muçiqi tashmë janë marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarve. Ata dyshohet se e kanë shkelur nenin 313 të Kodit Penal – Shmangie nga Tatimi”, mëson Express.

Punën kryesore, sipas burimeve tona, e kanë kryer Administrata Tatimore, e cila ka kohë që është vënë në ndjekje të bizneseve, ose individëve, që në një formë a një tjetër i shmangën pagesës së tatimeve, përkundër të hyrave të mëdha që i realizojnë.

Përveç këtyre, janë duke u hetuar edhe këngëtarë të tjerë, më të ri, por që dyshohet se janë duke gjeneruar të hyra të mëdha, më anë të koncerteve, ose dasmave, por që nuk paguajnë asnjë cent tatime.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here