Këngëtarë serbë ftohen para ndeshjes në Elbasan Arena

0

Pajtim historik në ndeshjen futbollistike ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Organizatorët e ndeshjes kualifikuese për Euro 2016 janë duke u përgatitur maksimalisht për ndeshjen e rrezikut të lartë e cila më 8 tetor zhvillohet në Elbasan në stadiumin që i pranon më pak se 13 mijë shikues.
Sipas medieve serbe, shqiptarët kanë për qëllim që në prag të ndeshjes e cila konsiderohet me tensione të organizojë koncert të përbashkët ndërmjet këngëtarëve shqiptarë dhe serbë.
“Është planifikuar për një paraqitje të përbashkët dhe me këngë të pajtimit këngëtarët t’i qetësojnë tensionet dhe të paralajmërojnë ndeshje futbolli në të cilën loja dhe rezultati të jetë në plan të parë”, shkruan telegraf.rs.
Sipas këtij portali, zyrtarët shqiptarë i kanë ofruar Momçilo Bajagiçit të njohur si Bajaga dhe ekipit të tij që të jenë pjesëmarrës në koncertin historik, por deri të marrëveshja nuk ka ardhur pasi që këngëtari i ka kërkuar 30 mijë euro dhe pala shqiptare ka refuzuar të paguaj një shumë të tillë.
Tutje thuhet se marrëveshje nuk është arritur as me Kiki Lesendriqin, i cili fillimisht kishte pranuar të këndoj në “Elbasan Arena”, por pas disa këshillave ka vendosur që të refuzojë ofertën.
“Përfundimisht marrëveshje është arritur me një bend serb, por emri i tij ende nuk është zbuluar”, shkruan në fund kjo media nga Serbia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here