Kënga e Elhaida Danit “I’m Alive” zyrtarisht përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion (video)

0

Në faqen zyrtare të Eurovision është konfirmuar se Elhaida Dani do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë festival me këngën “I’m Alive” të Zzap&Chriss

Sipas Eurovision.tv , ky lajm është konfirmuar nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), por kënga ende nuk është bërë publike.

“Autori i këngës ‘Diell’, për arsye personale dhe të pandryshueshme, ka vendosur të tërheqë këngën nga ai e kompozuar dhe do jetë për fat të keq e pamundur të këndohet nga unë në “Eurovision Song Contest 2015’”, kishte shkruar në llogarinë e saj në Facebook këngëtarja shqiptare, Dani.

Vlen të theksohet se titulli i këngës së Elhaidës për Euorsong i ngjan asaj të këngëtares me famë botërore, Celine Dion që ne po  postojmë për kuriozitet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here