Kelmendi: Po i kthehem formës më të mirë

0

Pas triumfit në Grand Prix-in e fundit, Majlinda Kelmendi bëhet me medaljen e 26-të të artë në total.

Për kampionen e artë olimpike, ishte edhe medalja e parë në Grand-Prixin e Tel Avivit, një sukses që nuk e kishte arritur më parë.

Ajo triumfoi në garën e parë për vitin 2019, ani pse, së fundmi, kaloi kohë të vështirë për shkak të lëndimit që e la atë jashtë tatamit për afër 15 muaj.

27-vjeçarja tha për Sportin në KTV se, dita-ditës, po kthehet në formën më të mirë.

E, shumë i gëzuar për suksesin e arritur të Kelmendit që garoi në kategorinë deri në 52 kg, është ai që i përgatit vazhdimisht xhudistët, trajneri Driton Kuka.

Të shtunën, në këtë Grand-Prix, gara do të bëjë edhe Loriana Kuka në kategorinë deri në 78 kg. Trajneri Kuka ka besim të madh edhe në kualitetet e xhudistes premtuese, nga e cila pret medalje po ashtu.

Kuka ka nënvizuar se viti i ri ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, e me të njëjtën formë shpreson të vazhdohet deri në pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike, Tokyo 2020.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here