Kelmendi: Nuk tregoj kush më kërcënoi, s’kam siguri

0

Prokuroria e Pejës, së bashku me Policinë, e këtij rajoni dje kanë shkuar në shtëpinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Ata kishin shkuar për ta intervistuar atë lidhur me deklarimet e tij se është kërcënuar për shkak të qëndrimeve pro Demarkacionit.

Këtë e kishte bërë të ditur vetë Kelmendi për Insajderin.

Megjithatë, deputeti Kelmendi u ka thënë policisë e prokurorisë se nuk mund të japë emra të atyre që e kanë kërcënuar pasi nuk ndihet i sigurt.

“Unë emra nuk do të jap. S’kam siguri nëse e bëj një gjë të tillë. Unë po kërcënohem për shkak se jam nga Rugova, dhe kjo është arsyeja pse njerëzit më janë vërsulur mua”, ka thënë Kelmendi.

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, dje nuk arriti të jetë në seancën e Kuvendit ku pritej të votohej për Marrëveshjen e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Mungesa e tij bëri që Kuvendi ta zgjasë seancën deri pas mesnatës me diskutime e përplasje mes deputetëve.

Për më tepër, Kuvendi i Kosovës e ka paraparë për sot vazhdimin e seancës prej orës 11:00.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here