Kelmendi i AAK –së dyshon që dikush nga DASh të ketë parë kufirin Kosovë-Mali i Zi

0

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muhamet Kelmendi, ka shprehur mëdyshjen e tij për atë nëse dikush nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes, para vlerësimit për demarkacionin, raporton KTV.

Kelmendi ka thënë se opozita mbetet prapa kërkesave të saj, që të tërhiqet marrëveshja dhe të shpërbëhet komisioni për demarkacion, për t’i hapur rrugë formimit të një komisioni ‘ad-hoc’ për këtë çështje, por një gjë e tillë për qeverinë është e papranueshme, që mbesin të hapur për formimin e komisionit, por pa tërheqje të marrëveshjes e pa shpërbërje të komisionit.

Por zv.ministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, tha se kjo çështje tashmë nga opozita po përdoret vetëm si pretekst. Përndryshe, Departamenti Amerikan i Shtetit, në vlerësimin e bërë, tha të ketë përdorur hartat që nga viti 1940 e deri më sot, për të ardhur në përfundim se kufiri i vitit “74 është në harmoni me propozimin e vitit 2015.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here