Katunarët ua tregojnë vendin!

0

KIMETE BERISHA

Pastaj, nanat e ministrave u ulën në zyrën e Interaktivit.
Të veshura me dimia e me jeleka prej ari, me frizura e me tasfesta t’dukatit në kokë.
Që përqeshen nanat e ministrave, ok, ama, pse nanat e ministrave nuk portretizohen si ‘sheherlike’, por gjithmonë si do ‘katunarka’ primitive, ekskluzivisht nga Drenica, është idiotizëm i madh.

Nanat e ministrave të Drenicës, për shembull nana e Hashim
Thaçit nuk vishet si nuse me dimia të bardha, as nuk bën frizura me tasfesta, por vishet si grua normale, ashtu siç janë veshur ktyneherë gratë shqiptare.
Puna e tyre se si vishen. Ama, humori diskrimiues nuk i ‘shtin’ njerëzit normal me qesh.

Portretizojini ju Stupca nanat e bijëve komunist, n’guxofshi, ato zonjat komuniste me qorapa najloni, si Nexhmije (Hoxhën) shtrigën, si gratë e të dashurat e Fadilit, Mahmutit (që shetisnin korzove me llokne në kokë), e deri te nanat e neokomunistëve të sotit, me të cilat nuk qeshni, se ju duken moderne.

Komunizmi dhe antishqiptarizmi në Kosovë merret si qytetari, e atdhedashuria si punë katunarie.

Deri sot i gjithë humori i Kosovës i diskriminon katunarët, të varfërit, njerëzit me të meta, shurdhmecët, topallët, të verbërit, gratë, plakat dhe të mjerët.

Pse s’bëni ju humor me ato gra shqiptare, për shembull me nanën e Fadil Hoxhës, që nuk i bërtiti kurrë djalit të saj, pse e tradhtoi Shaban Polluzhën dhe pse Fadil Hoxha nuk e lejoi asnjë historian shqiptar të kohës (që ishin aparatçikë të sistemit), ta zbardhin vrasjen e 5000 shqiptarëve të vrarë në Tivar. As m’i përmend s’kanë guxu.

Katunarët dhe varfanjakët i keni pasur dhe i keni therrë në sy, ju mbeturinat komuniste, që s’keni lënë të zezë pa bërë kundër lirisë shqiptare, që u realizua pikërisht nga ata ‘katunarë’ që nuk dinë m’u vesh mirë!

Pas Hillary Clintonit dhe Baroneshës Eshton, allaile tregomë ti mua, kush vishet në botë më keq e më me pa shije se Flaka, e cila duket edhe më çorode se Cima në rolet e tij. Pse s’po qeshni me të!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here