Katër veta e bëjnë për spital pylltarin

0

Në fshatin Grashticë, në Rajonin e Prishtinës, janë arrestuar 4 persona pasi që ata e kanë sulmuar fizikisht një roje pylli të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore derisa ishte në detyrë. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore ndërsa nga të dyshuarit është konfiskuar një revole me gaz dhe një karikator i zbrazët. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here