Katër persona të armatosur plaçkisin thasë me para në TEB

0

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në filialin e bankës TEB në Çagllavicë, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Ata kanë arritur të marrin thasë me para të cilat po futeshin në bankë nga sigurimi i bankës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke treguar se informatën për grabitjen e armatosur në filialin e bankës në Çagllavicë e ka marrë rreth orës 15:00.

Sipas policisë, dyshohet se grabitja u krye nga katër persona.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore. Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga katër persona të dyshuar dhe të armatosur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë e cila është identifikuar nga ana e policisë. 

Sipas disa burimeve, ka pasur edhe të shtëna me armë.

Policia e Kosovës në ndërkohë ka njoftuar se e ka identifikuar veturën me të cilën u krye grabitja.

“Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë e cila është identifikuar nga ana e policisë. Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre”, shton tutje Policia

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here