Katër persona në Zvicër janë therur dhe janë djegur më pas

0

Katër persona janë gjetur të vdekur të hënën në një zjarr të shërthyer në një shtëpi në Rupperswil (Kantoni Aargau)  të Zvicrës. Megjithatë mësohet se të vdekurit nuk janë viktima të zjarrit por të vrasjes me therje.

Siç bën të ditur sot prokuroria shteterore e Aargaut, te të gjithë, katër personat e vdekur, janë gjetur plagë të shkaktuara nga therja, njofton srf.ch. Ndërsa edhe zjarri është vënë qëllimisht për t`i fshehur gjurmët e krimit.

Autorët e vrasjeve nuk janë në mesin e të vrarëve, gjë që përjashton tezën e vetëvrasjes kolektive, si supozim që ishte përfolur në opinion.

Prokuroria tashmë ka ngritur një procedurë hetimi për vrasje të shumëfishtë me paramendim, kundër autorit të panjohur.

Për shkak të karbonizimit në shkallë të lartë të viktimave, asnjëra nga ato nuk ka mundur të identifikohet nga ekipet e specializuara. Hetimet mjekoligjore janë në vazhdim e sipër.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here