Katër persona janë mbytur në Liqenin e Shkodrës

0

Një tragjedi ka ndodhur dje në Liqenin e Shkodrës, në anën malazeze, kur një familje me tre anëtarë dhe një djalë nga Podgorica janë mbytur, teksa stuhia përmbysi varkën me të cilën po udhëtonin.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat malazeze, ku paraprakisht dyshohet se janë mbytur një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre, si dhe një djalë i cili është përpjekur të shpëtojë familjen.

Varka kishte rreth 9 persona, të cilët kishin shkuar në Manastrin Vranjina, por të tjerët arritën që të dalën në breg, duke shpëtuar.

Drejtori i Parkut Kombëtar të Malit të Zi, Nenad Ivanoviq, konfirmoi për “Vijesti” se një trup u gjet, ndërkohë po kërkohet për personat e tjerë.

Ekipet e shpëtimit dhe polumbarët e policisë ndodhen ende në vendngjarje për të nxjerrë të gjithë trupat nga liqeni. Ndërkohë që një helikopter është në gatishmëri për të mbështetur autoritetet.1 of 5  

Nesreca Skadarsko jezero Kumburovici i Vujosrvic foto Zoran Djuric

Gazeta Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here