Kate Moss dëbohet nga avioni

0

Supermodelja Kate Moss u dëbua nga avioni me të cilin po udhëtonte për shkak të sjelljes së pahijshme.

41 – vjeçarja udhëtonte nga Turqia për në Britani.

Sipas raportimeve në media, sjellja e saj bëri që në momentin e uljes së avionit në aeroportin e Luton në Britani, Moss të shoqërohej nga policia.

Nuk dihet ekzaktësisht se çfarë ka bërë gjatë udhëtimin supermodelja britanike, megjithatë BBC raporton se pas shoqërimit jashtë aeroportit, ajo u la e lirë. /tvklan.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here