Katastrofë energjetike në Malishevë: Diku 6 orë, e diku edhe 13 orë pa rrymë

0

Komuna e Malishevës sot ka qenë pa rrymë nga ora 11:00-17:00. Kjo ka zgjuar shqetësim e revoltë tek qytetarët e kësaj komune.Një reagim publik e ka bërë edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj.

“Reduktimet, apo ndërprerjet pa orar të energjisë elektrike, janë duke shkaktuar dëme dhe probleme serioze, në institucionet shkollore, në amvisëri dhe në sektorin e biznesit. Kërkojmë nga organet përgjegjëse, që ti marrin masat e duhura për ndërprerjen e kësaj dukurie të ndërprerjeve të gjata të energjisë elektrike, për banorët e Komunës së Malishevës”, ka thënë Begaj, në reagimin e tij.

Ndërprerjet e rrymës janë duke shkaktuar probleme në institucionet shkollore, duke e pamundësuar ngrohjen e  objekteve, pasi mungon uji nga sistemi ujit, si pasojë e mosfurnizimit për shkak të ndërpreve të energjisë elektrike. Përveç mungesës së ngrohjes, shkollat në disa raste mbesin edhe pa ndriçim dhe rrjedhimisht pa proces mësimor.

Po ashtu edhe në amvisëri dhe në sektorin e biznesit, mungesa e energjisë elektrike, sjellë probleme të mëdha, sidomos në këtë periudhë kohore, kur dita është e shkurtër dhe nata e gjatë, ku familjet dhe bizneset mbesin pa shumë shërbime, duke filluar nga pamundësia e furnizimit me ujë për pije dhe kështu me radhë.

Po ashtu, ndërprerja e energjisë elektrike, bëhet në shpërputhje me paralajmërimet që KEDS i bën, por tërësisht jashtë çdo orari, pasi paralajmërimi i ndërprerjes së rrymës, për shkak të punimeve, ka qenë nga ora 11:00 deri në ora 17:00, ndërsa në shumë vendbanime, ndërprerjet e rrymës p sh dje kanë filluar nga ora 08:00 deri në ora 23:00. Situatë e njëjtë, është edhe sot.

“Ju bëj thirrje të gjitha institucioneve relevante, që të ndërhyjnë në rregullimin e këtij problemi, pasi kjo situatë është e papranueshme. 20 vite pas luftës, të mos kemi furnizim me energji elektrike, është gjendja më e papranueshme. Përderisa jemi të obliguar të kryejmë detyrimet në raport me shpenzimin e rrymës, edhe KEDS e KEK, janë të obliguar që të na furnizojnë rrymë”, ka thënë Begaj në reagimin e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here