Kastro Zizo thotë se lindja e djalit të dytë e bëri që ta lë alkoolin, që po i shkatërronte jetën

0

Lindja e djalit të dytë Dante ka qenë një moment kthese në jetën e artistit Kastro Zizo. Ai foli në “Wake Up” për emocionet dhe ndryshimet e mëdha që ka përjetuar.

“Kam pasur revolucion të brendshëm me lindjen e djalit. Kam reflektuar dhe kam lënë alkoolin, i cili më ka turbulluar për shumë kohë dhe më ka shkatërruar në raport me ata që doja”, tregon Kastro i emocionuar.

Ai shtoi se njeriu duhet t’i rikthehet të shkuarës për të reflektuar pasi jeta jonë është si një hard-disk dhe duhet të ruajmë gjërat më të mira nga ato që kemi kaluar.

Ai tregon se tre fëmijët e kanë bërë më të përkushtuar pasi trupi dhe qenia e tij janë shkrirë për Dankan, Nia dhe Dante.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here