KAS vendosi: Shqipërisë i jepen 3 pikë për ndeshjen e tetorit me Serbinë

0

Shqipëria fiton pikët e mohuara padrejtësisht nga UEFA për ndeshjen me Serbinë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (KAS) i ka dhënës sot zyrtarisht Kombëtares Shqiptare të Futbollit tre pikë në tavolinë. Lajmi konfirmohet nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armando Duka.

KAS e ka dhënë verdiktin pak minuta më parë në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri të 14 tetorit të kaluar. Pas disa shtyrjesh, më në fund shqiptarët mësojnë se kanë fituar drejtësi në lidhje me atë që ndodhi në Beograd, ku kuqezinjtë u bënë viktimë e dhunës dhe thirrjeve për genocid nga ana e tifozëve dhe personelit të sigurisë në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Në KAS, Shqipëria ka kërkuar drejtësinë që nuk iu dha në organet e UEFA-s si dhe tre pikët për ndeshjen me Serbinë, të cilat janë vendimtare për shanset e kuqezinjve për një kualifikim të drejtpërdrejtë në Euro 2016.

Ndërkaq, mediat ndërkombëtare janë përfshirë në këtë ngjarje, duke analizuar mundësitë e dy vendeve për të dalë fituese nga kjo betejë ligjore. Mbrëmë në Serbi, mediet nuk kanë qenë shumë entuziastë për vendimin, duke shkruar se pikët mund t’i jepeshin Shqipërisë.

Ndërsa mediet daneze e kanë shpallur “verdiktin” e tyre që dje. Sipas tyre gjasat janë që Shqipëria të fitojë takimin në tavolinë.

Pas pezullimit të ndeshjes dhe refuzimit të shqiptarëve që të kthehen në fushë, UEFA mori vendim që Serbisë t’i jap 3 pikë, por njëkohësisht duke e dënuar atë me minus 3 pikë. Tashmë, ndeshja e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016, do të regjistrohet me fitore të skuadrës kuqezi me rezultat 3:0 nga Gjykatë e Arbitrazhit Sportiv.

Federata Shqiptare e Futbollit nuk u pajtua me vendimin duke e dërguar atë në KAS, muaj më parë. Fillimisht u komunikua se vendimi do të jepej më 29 maj, pastaj u shty për në 12 qershor dhe më pas u përcaktua si afat i fundit 10 korriku./Shekulli/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here